Dy persona në Fushë Kosovë janë ndaluar nga organet e rendit nën dyshimin për veprën penale të ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’. Prokuroria ka njoftuar se gjatë aksionit është sekuestruar një telefon i cili do të shërbejë si provë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, në komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’ nga neni 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një (1) telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore”, tha Prokuroria në njoftimin e saj.
Në këtë komunë sot po zhvillohet gara e balotazhit. Përballë njëri – tjetrit janë Valon Prebreza i VV-së dhe Besnik Osmani i LDK-së.









