Kremlini ka thënë se shpreh keqardhje për vendimin e Varshavës për mbylljen e konsullatës së fundit rusë në Poloni, në qytetin Gdansk, një gjest që për ta thonë se përbën mungesë të logjikës praktike.
Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, ka deklaruar se do të largojë lejen për funksionim të konsullatës në përgjigje të një shpërthimi në një hekurudhë, për të cilin Polonia fajëson inteligjencën ruse.
Kremlini i është përgjigjur pretendimeve duke e akuzuar Poloninë për “Rusofobi”.
I pyetur për mbylljen e konsullatës, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha: “Marrëdhëniet me Poloninë kanë devijuar tërësisht. Kjo është ndoshta manifestim i këtij devijimi, autoritetet polake duan të ulin çdo mundësi për marrëdhënie konsullore ose diplomatike në zero”.
“Dikush mundet të shprehë vetëm keqardhje në këtë rast… Kjo nuk ka të bëjë asgjë me logjikën praktike”.









