Rryma kah zyret e VV-së Kompania e themeluar nga Luan Dalipi licencohet për tregtim të energjisë

Nuk pritej ndryshe dhe ndodhi. Kompania e themeluar nga Luan Dalipi, këshilltari kryesor i Albin Kurtit tash ka licencë për tregtim me shumicë të energjisë elektrike.

Rryma kah zyret e VV-së Kompania e themeluar nga Luan Dalipi licencohet për tregtim të energjisë

Kompania “Management & Development Associates” ka marrë sot licencën nga ZRRE-ja për furnizim e tregtim me shumicë të rrymës. “MDA sh.p.k” është firmë e themeluar nga Luan Dalipi, shef i kabinetit i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

“Më 10.07.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për energji ka mbajtur seancën e tetë (VIII) për vitin 2025. Në këtë seancë Bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar aplikacionet për licencim të aktivitetit për furnizim me shumicë (tregtim) të energjisë elektrike të “Energy Kosova V.B” sh.p.k dhe “Management & Development Associates” sh.p.k”, tha ZRRE sot në një komunikatë për media.

Kompania në fjalë aktualisht është në pronësi të vëllaut të Luan Dalipit por që ky i fundit figuronte si themelues i saj. Licenca për MDA-në vjen në një kohë kur sektori i energjisë është përfshirë në skandale madhore korruptive.

Noa Energy Trade, kompani me adresë e numër fiktiv është ndër kryesoret në këtë skandal. Pa zyre e pa adresë valide, me dy punëtorë të deklaruar, “Noa Energy Trade” parashihet që deri në fund të vitit të ketë 357 milionë euro qarkullim. Vitin e kaluar ajo ishte kompania e tetë me qarkullimin më të madh në Kosovë, gjithësej 161 milionë euro.

LAJME

DENIGRUESI 22 OJQ i kërkojnë VV-së t’i ndalë sulmet ndaj gjyqtarëve dhe PZAP-së përmes Alban Krasniqit

PROTESTA E 13 DHJETORIT OVL-UÇK fton shqiptarët që të bashkohen në Shkup kundër Speciales

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

MASHTRIMI Ministria e Sveçlës nënshkruan kontratë mijëra euroshe me UBO-n, për të cilën Kurti kërkonte të hetohet

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos