250 milionë euro është vlera e shitblerjes së energjisë elektrike nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Për këto transaksione, ai është paguar me 0.8 për qind të shumës totale, që i bie mbi 2 milionë euro përfitim nga tregtia me energji elektrike.

Këto të dhëna i ka publikuar gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, duke iu referuar deklarimeve në mediat sllovene të kryetarit të Bordit të GEN-it të Sllovenisë.

Sipas Buzhalës, Berishaj këtë biznes e ka zhvilluar me shtetasin serb, Borislav Antoviçin, i cili ka qenë këshilltar financiar i GEN Beogradit.

Po ashtu, Buzhala thotë se Berishaj kompanitë përmes të cilave janë transferuar këto shuma të mëdha i ka themeluar vetëm dy muaj para se Lëvizja Vetëvendosje t’i fitonte zgjedhjet, në tetor të vitit 2019.

Më tej, Buzhala raporton se Prokuroria e Sllovenisë ka konstatuar se në këtë transaksion ka elemente të veprës penale.

Raportimi i Berat Buzhalës:

https://www.facebook.com/reel/1006319228666279