Ish-deputeti i Partisë Guxo dhe kandidati për deputet në listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka braktisur subjektin e udhëhequr nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci.
Sipas burimeve të VOX Kosova, Kraki ka vendosur që tash e tutje të jetë pjesë vetëm e Lëvizjes Vetëvendosje, duke u distancuar nga Partia Guxo.
Mësohet se ky vendim është marrë dje në orët e mbrëmjes, pak para përfundimit të afateve për finalizimin e listave zgjedhore, ku Kraki ka zgjedhur që në zgjedhjet e ardhshme të përfaqësojë vetëm Vetëvendosjen.
Ndryshe nga ish-bashkëpartiakët e tij që kanë zgjedhur t’i bashkohen listës së LDK-së të mbështetur nga Vjosa Osmani, Kraki ka vendosur të mbetet në kampin e LVV-së.
Kujtojmë se nga Partia Guxo së fundmi janë larguar edhe Albena Reshitaj, Haxhi Avdyli dhe Jeta Statovci, të cilët i janë bashkuar Vjosa Osmanit në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.









