Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme, ka vizituar sot EULEX-in, bashkë me disa përfaqësues diplomatikë të shteteve anëtare të BE-së. Sveçla, si opozitar kishte pasur qëndrime radikale ndaj misionit të BE-së në Kosovë. Madje, ai kishte marrë pjesë edhe në aksionin ku ishin rrotulluar veturat e EULEX në vitin 2009.
EULEX, në njoftimin e saj shprehu kënaqësinë për praninë e Sveçlës aty. Madje thotë se u diskutua për kapacitetet për menaxhimin e turmave, veç dy ditë pas protestave në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së.
Fotografi nga vizita e Sveçlës më 8 tetor:

“Të pranishmit i priti Shefi i Misionit EULEX, Antero Lopes, dhe së bashku zhvilluan një diskutim frytdhënës mbi kontributin e çmuar të Njësisë Policore të Specializuar nga Polonia të EULEX-it për stabilitetin e Kosovës, përmes kapaciteteve të saj për kontrollin e turmave dhe trazirave, të cilat ofrohen në mbështetje të Policisë së Kosovës, në përputhje me praktikat më të mira evropiane dhe për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftim.
Fotografia nga aksioni i gushtit 2009:









