Genc Metaj, vëllai i ish-deputetes së Vetëvendosjes, Shqipe Metaj Isufi, është sekretari i ri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga Xhelal Sveçla. Metaj, emërimin e tij e ka bërë publik edhe në profilin e tij në Facebook.

FOTOGRAFI:

Shqipe Metaj Isufi ka qenë për katër vjet deputete e Vetëvendosjes. Ajo ishte kandidate edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

E Genc Metaj, tanimë sekretar i ri në Ministrinë e Sveçlës, kishte qenë drejtor në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

Sipas CV-së publike, Metaj është ushtarak, dhe kishte qenë pjesë edhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vitin 2016, Metaj ishte shpallur rreshteri më i mire në Akademinë prestigjioze të rreshter/majorëve në Amerikë.