RRJEDHA E KEQPËRDORIMEVE Bastiset shtëpia e ish-kandidatit të VV-së, tash drejtor i KRU “Gjakova”

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka bastisur të hënën objektin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” dhe shtëpinë e Kryeshefit Ekzekutiv, Hasan Krasniqi, i cili është i afërt me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje.

RRJEDHA E KEQPËRDORIMEVE Bastiset shtëpia e ish-kandidatit të VV-së, tash drejtor i KRU “Gjakova”

Hasan Krasniqi

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njoftoi se ka bastisur të hënën objektin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” dhe shtëpinë e Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj kompanie, Hasan Krasniqi, i cili ka histori angazhimi në Lëvizjen Vetëvendosje.

Krasniqi e ka nisur rrugëtimin politik në partinë “Alternativa”, ku shërbeu si asamblist në Kuvendin Komunal të Gjakovës gjatë mandatit të parë të Mimoza Kusari-Lilës (2014–2017), duke qenë pjesë e Komitetit për Politikë dhe Financa. Më pas ai iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje, ku garoi me numrin 14 në listën e kandidatëve për Asamble Komunale në zgjedhjet lokale të 2021-së.

Pasi që kishte dështuar që të zgjidhej asamblist, Krasniqi ishte emëruar kryeshef në KRU ”Gjakova”, më 26 janar të vitit 2022.

Shtëpia e tij dhe objekti i KRU Gjakova, u bastisën këtë të hënë, ku u sekuestruan dokumente që pritet të shërbejnë si prova në procedurë penale.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, hetimet lidhen me disa vepra penale, duke përfshirë “keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar”, “falsifikimin e dokumentit zyrtar”, “shmangie nga pagesa e tarifave doganore ose akcizore”, “konflikt interesi” dhe “mashtrim në prokurimin publik”.

Por, ky nuk është problemi i vetëm që Krasniqi e ka me ligjin.

Edhe në shkurt të vitit 2024 ai ishte arrestuar në Bullgari, pasi që kishte një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet italiane. Krasniqi dyshohej për trafikim me qenie njerëzore.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin