Kur janë numëruar 19,58% e votave, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me kandidatin e saj për kryeministër, Ardian Gjini, ka 9,81% të votave të fituara. Kjo nënkupton rritje për mbi 4%, krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025 kur në total fitonte 5.66 për qind të votave.

Në stadin aktual të numërimit, AAK me Ardian Gjinin bartës të listës po triumfon në Deçan e Klinë, komuna në të cilat udhëheq edhe në nivel lokal.
Aktualisht, prin Vetëvendosje me 39,31% të votave, PDK e dyta me 22,48%, LDK e treta me 18%.









