Një ditë pas protestës për UÇK-në që la dhjetëra protestues të lënduar nga policia, është ngritur niveli i sigurisë.
Qeveria, Kuvendi, Presidenca dhe çdo skutë rrotull, është rrethuar me hekura e zyrtarë policorë.
Protesta do të vazhdojë edhe të martën, nga veteranët dhe protestuesit, 20 ditë pas verdiktit të Hagës.
Ata po kërkojnë miratimin në lexim të dytë të ndryshimit të Ligjit për Specialen.
Policia një ditë më parë përdori dhunë joproporcionale dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve.









