Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt, duke e rrëzuar kështu vendimin e Këshillit të Ministarve për shkarkimin e tij nga pozita e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Vendimi i gjyqtarëve ka qenë 5 me 3 dhe në bazë të këtij vendimi anulohet edhe dekreti i Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, që Tirana të shkojë në zgjedhje të reja.
Arsyetimin përfundimtar, Kushtetuesja pritet që ta zyrtarizojë së shpejti.









