Një aeroplan ushtarak i forcave ajrore të Bangladeshit është rrezuar në një shkollë në Dhaka Uttara duke lënë të vdekur 19 persona.
“F-7-shi i forcave ajrore të Bangladeshit është rrezuar në Uttara. Aeroplani u nis në ora 13:06,” kanë thënë nga ekipa për marrëdhenie më publikun pranë ushtrisë së Bangladeshit.
Media lokale raportojnë se aksidenti ka ndodhur diku rreth orës 1:30 pasdite.
Ky aksident përbën rastin më famëkeq në Bangladesh që prej vitit 1984, kur një Aeroplan që po shkonte nga Chattogram-i në Dhaka u përplas dhe la të vdekur 49 persona.