Blloku B1 i Termocentralit Kosova B vazhdon të jetë në remont, ndërsa raportohet se edhe B2 ka dalë jashtë funksionit, duke rrezikuar furnizimin me energji elektrike.
Mungesa e prodhimit vendor mund t’i kushtojë Kosovës miliona euro në ditë për importin e energjisë elektrike.
Ndërkohë, burime të Vox Kosova brenda Termokosit kanë bërë të ditur se ditët e ardhshme mund të rrezikohet edhe furnizimi me ngrohje në Prishtinë, për shkak të problemeve në këtë sistem.
Deri më tani, nuk ka sqarime zyrtare për pasojat që mund të ketë dalja jashtë funksionit e blloqeve të KEK-ut, as për koston reale të importit të energjisë elektrike.









