Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza i ka kërkuar Kryeministrit të vendit, Albin Kurti “të konkretizojë iniciativën për takim për çështjen e presidentit, përmes një letre zyrtare”. Sipas PDK-së, kjo duhet të bëhet në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje.

“Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, theksoi Zyra për Informim e Partisë Demokratike të Kosovës.

Sot (e hënë, 06 prill) për çështjen e Presidentit u zhvillua takim mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Asnjëri nga liderët nuk ofroi detaje mbi emrat potencialë për të parin e shtetit, e të cilë mund të jenë diskutuar si propozime të mundshme.