“Që nga shpallja e Pavarësisë, nafta kurrë s’ka qenë më shtrenjtë 1 litër, 1 euro e 22 centë”

Kështu na e çante hallin opozitari Albin Kurti në 2018-ën.

“Me qeverisjen e  Lëvizjes Vetëvendosje nesër lirohet nafta dhe hiqen xhipat e shtrenjtë” vazhdonte përralla e Kurtit.

8 vjet më vonë. 2026. Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, nafta kurrë s’ka qenë më shtrenjtë se tash. E asnjë xhip nuk është hequr.

Janë shtuar disa të tjerë. Edhe me të zi.

Për më tepër marzha e fitimit që përcaktonte Qeveria, dhe çmimi tavan që vendoste se sa mund të fitojnë pompat e karburanteve në litër të naftës, tashmë janë hequr si masa.

 “Pse u largu çmimi tavan? Se egziston një kufi kohor, dhe ai kufi kohor ka skadu.” Pergjigjet Mimoza Kusari.

Prandaj tash krejt të lirë, të operojnë siç duan vetë pompat, po bëjnë katrahurë me çmime të shtrenjta e asnjë çmim të njëjtë.

Albin Kurti refuzoi të ndihmojë qytetarët në krizën më të madhe për naftën. S’e ulën akcizën e s’e hoqën TVSH-në as përkohësisht.


“TVSH-ja asnjëherë nuk ka qenë opsion. Në situatën aktuale nuk ekonsiderojmë opsion heqjen e akciës.” Deklaronte Kusari në mars të këtij viti.

Normalisht Kurti ai s’ndërrmer asnjë veprim që ia minimizon kuletën e shtetit, sepse për fundvit e për fushata i duhet plotë, normalisht jo për ndonjë projekt, madhor, por për blerje vote në prag zgjedhjesh me nga 100 euro për të gjithë.

Por “popullit i duhet dhënë llogari” thoshte Albin Kurti, në statusin e 2018-ës për naftën.

Fatkeqësisht popullit sot vec i kërkohet të jap nga llogaria e tij, me çmime të larta, inflacion që rritet e produkte që shtrenjtohen.