Më shumë se 600 persona kanë mbetur të vdekur e mbi 1500 të lënduar pas një tërmeti me magnitudë 6 shkallë, që goditi lindjen e Afganistanit pak para mesnate afër kufirit me Pakistanin. Shumë fshatra raportohet të jenë shkatërruar plotësisht, ndërsa po vazhdojnë përpjekjet për kërkim-shpëtim.