Rrena të kulluara Ekipi i Veselit zbërthen gënjeshtrat e dëshmitarit të 1 prillit

Dëshmitari i 126 i Prokurorisë Speciale nuk shkoi të dëshmonte në gjyq. Avokatët kanë gjetur se ai ka gënjyer në intervistat paraprake.

Rrena të kulluara Ekipi i Veselit zbërthen gënjeshtrat e dëshmitarit të 1 prillit

1 prilli ishte data kur ishte planifikuar e caktuar që kundër krerëve të UÇK-së të paraqitej dëshmitari i 126 i prokurorisë me kodin W04747.

Sidoqoftë ai nuk erdhi në Speciale andaj ZPS kërkoi që deklaratat e tij të mëhershme të pranohen si prova në rast.

Por një gjë e tillë nuk guxon të ndodh sipas Rodney Dixon, avokat i Kadri Veselit në proces.

Një ankesë që ai e çoi në gjykatë për këtë dëshmitar, ka përmbajtje shqetësuese.

Aty, Dixon ka argumentuar se dëshmitari në fjalë ka gënjyer vazhdimisht, ka sajuar dhe ka ekzagjeruar ngjarje.

“Provat janë të papranueshme sipas Rregullës 138 për shkak të mosbesueshmërisë së tyre. W04747 nuk është një dëshmitar i vërtetë. Ai është i paqëndrueshëm, pretendimet e tij janë të pakonfirmuara dhe rrëfimi i tij është padyshim i pavërtetë”, thuhet ndër të tjera në shkresën e Dixon.

Ekipi i Kadri Veselit në Hagë ka thënë se ka kryer hetime mbi këtë dëshmitar dhe atë që ai thotë, dhe ka dalë në tri përfundime që çojnë në të njëjtin drejtim.

“Provat e mbledhura nga Mbrojtja bien në kundërshtim të drejtpërdrejtë me W04747 dhe tregojnë se W04747 e ka ekzagjeruar rëndë, ka një histori të demonstrueshme gënjeshtrash dhe ekzagjerimesh dhe ka gënjyer për shumë ngjarje të përshkruara në intervistë”, thotë Dixon.

Si shtyllë mbështetëse ekipi i ish-kryekuvendarit ka bashkëngjitur prova të qarta dhe direkte që dëshmojnë pasinqeritetin e këtij personi.

“Mbrojtja nuk mban barrën e të provuarit se W04747 është gënjeshtar. Prokuroria Speciale mban barrën e të provuarit se ai është i sinqertë”, tha Dixon, duke shtuar se në rast se ky dëshmitari do përballej me pyetjet e tij, do ta kishte të lehtë ta vlerësonte se sa labil është ai.

Edhe më dyshues është fakti se ky dëshmitar, përmes intervenimit të një ‘shteti të tretë’ do të mund të dëshmonte drejtpërdrejtë përmes video-lidhjes, mirëpo që prokuroria nuk insistoi në një gjë të tillë.

Akuzat e këtij dëshmitari në drejtim të të akuzuarve sipas avokatit janë “sensacionale” dhe nuk mbështeten nga asnjë dëshmi tjetër e dhënë paraprakisht apo ndonjë provë relevante.

Në këtë situatë, mbrojtësi nga Britania i Veselit ka kërkuar që dëshmitë e dhëna nga “W04747” të hidhen poshtë.

Vendimi pritet të merret së shpejti nga Trupi Gjykues.

LAJME

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

NJOFTON PRESIDENTJA Trump fton Osmanin ta përfaqësojë Kosovën në Bordin e Paqes

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VJEDHJA E VOTAVE Prokurorja Pula: Komisionerët e të gjitha partive të mëdha janë të përfshirë

FAKT YOU

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VV-JA I SHPËRBLEN Çka ndodh me njerëzit që vjedhin vota në Kosovë?

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani