“T’ ju them të drejtën nuk më interesojnë këto detaje. Çka di është se asnjëherë Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje, as Lëvizja Vetëvendosje nuk përzihet në tenderë.
Këtë punë e di gjithë Kosova dhe kësaj veç pikën mundemi me ia qitë.”
Kjo deklaratë është rrenë dhe Artane Rizvanolli veç pikën mundet me ia qitë.
Rizvanolli ose ka harruar, ose ka menduar që kemi harruar ne kur në platformën Ëhats App ku bënin pjesë, ajo vetë, Albin Kurti, Besnik Bislimi, Dejona Mihaili, Hekuran Murati dhe Milot Kelmendi – Nagip Krasniqi, ish kryeshef i KEK-ut urdhërohej kujt ti jepte tendere.
Krasniqi, me ose pa kapelë, i njoftonte kundërligjshëm deri në detaje.
“Sot komisioni i ka shqyrtuar ofertat…”.
“Lituin, një kompani zvicerane nuk e ka dorëzuar dosjen sipas specifikacionit dhe sipas komisionit duhet me diskualifiku”.
Jo që nuk diskualifikohet, po pikërisht kjo kompani fiton.
Sepse, ndodh e kundërta e asaj që thotë Rizvanolli.
Ndërhyn Vetëvendosja.
Besnik Bislimi, i vetëdijëshëm që po ndërhyn për një kompani që meriton përjashtim, sugjeron të kundërtën.
“A ma mirë me i respektu specifikacionet e me na kushtu 20 milionë më shumë, për shkak të vonesave, apo me marrë dikë me direkt kontratë e që e kryen për 60 ditë”.
Ma mirë do të ishte të respektoj ligji, po Bislimit aq i bën.
As Rizvanolli nuk shqetësohet dhe kështu përfundon duke fituar tenderin një kompani që as kushtet s’i plotësonte.
Dëshmitare e kësaj shkelje ligjore ishte ministrja që tash s’po e mban mend, por ishte edhe vetë Kryeministri dhe patjetër, kush tjetër, Dejona Mihali.
Rizvanollit do t’i besonim se ka harruar po të mos ia kujtonte këtë edhe prokuroria, kur për këtë tender u intervistua.
E pyetur: A ju kujtohet që zotëri Krasniqi ka kërkuar ndihmën tuaj në lidhje me kompaninë Lituin të Zvicrës?
“Jo”: deklaron mashtrueshëm ministrja.
Ja rasti i ndërhyrjes dhe siç do të thoshte Rizvanolli…
“Këtë punë e di gjithë Kosova dhe kësaj veç pikën mundemi me ia qitë.”








