Qeveria e Kosovës hequr mënjeherë dorë nga digat, ndonëse në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, premtonte se mandati i ri do të jetë mandat “i digave dhe hekurudhave”.

“Mandati i ardhshëm do të jetë mandat i pesë digave të reja. Se Kosova jonë e dashur është si një pjatë e kthyer përmbys ku burojnë lumenjtë, por me shpejtësi dalin jashtë në tri dete e derdhen: Adriatik, të Zi dhe Egje. Tash duhet me rezervuare të ujit, me diga ne ta grumbullojmë ujin”, thoshte Kurti më 25 dhjetor para simpatizantëve të Vetëvendosjes në Gjilan.

Por, në seancën e Kuvendit të Kosovës këtë të enjte më 19 nëntor, ishte ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ajo që hodhi poshtë mundësinë që brenda këtij mandati të ndërtohen digat.

“Nëse secili këtu ka mendu që digat ndërtohen brenda katër viteve, e ka gabim. Synimi është deri në vitin 2027 të përmbyllim projektet finale të katër digave”, tha Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, gjatë diskutimeve për buxhetin.