John Duncan, ish-këshilltar i Komandantit të Forcave të NATO-s, Wesley Clark, ka rrëfyer se si komandantët e Ushtrisë Çlirimtare e kishin pritur atë dhe shoqëruesit e tij në një tendë në mes të malit, ku i kishin shtuar edhe bukë, ku kishte shkuar për të biseduar për demilitarizimin e UÇK-së.

“Kjo ishte një pjesë shumë e rëndësishme e negociatave, siç ndodhin zakonisht negociatat në Ballkan. Është momenti kur njerëzit ndajnë bukën. UÇK-ja na ofroi darkë në një tendë në mes të pyllit. Vërtetë në mes të pyllit, nuk po e ekzagjeroj”, tregoi ai, pasi që u shfaq një video tij me komandantët e UÇK-së.

“U ulëm të gjithë bashkë dhe aty përfunduam negociatat… ndamë bukën me njëri tjetrin, dhe aty e kuptuam që vërtetë kishim hyrë në negociata dhe deshëm t’i siguronim që ne ishim të besueshëm, që NATO-ja nuk do t’i hiqte qafe, pikërisht NATO-ja ishte aleat i tyre, do t’i ndihmonte të çarmatoseshin me nder dhe me shpresë të gjenin një zgjidhje…”, shtoi.

Duncan theksoi se i kujtohet që në këtë takim edhe mund të kishte biseduar për disa modele të mundshme për demilitarizimin e UÇK-së.

“…i tham kjo është pjesa informale e negociatave, që në fakt është shumë e rëndësishme në kontaktin e Ballkanit”, shtoi.