“Ky kishte dyshime te Albini. Ky thojke ‘s’është njeri more… o nuk e njihni ju këta”.
Kështu ka thënë dikur numri dy i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, për Kryetarin e partisë, njëherit Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, sipas Florin Krasniqit, ish-deputet i Vetëvendosjes.
Krasniqi, në një intervistë për emisionin Frontal që transmetohet në T7, ka thënë se Konjufca fliste kështu për Kurtin në prani të tij dhe disa njerëzve të tjerë, të cilët thekson se po tentonin që ta bindin se Kurti është i mirë.
“Ky na thojke neve, jo vetëm [mua], jena ulë 7-8 vetë me e bind këta që Albini është i mirë. A dinë, jemi njerëz, askush nuk është i përkryer, ky vec u shtrike ‘e nuk e njihni ju këta cfarë njeri është’”, deklaroi Krasniqi.
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Socialdemokrate thekson edhe se Konjufca e ka pranuar para brenda VV-së se ka qenë pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), ndërsa në publik ka thënë se nuk ka qenë.
“Qeky që thojke para krejtve qysh ka punu në SHIK dy vjet, qysh e ka marrë rrogën, çka ka pa, si ka qenë. Ky more ka thënë, jo unë, në prezencë të njerëzve jo vetëm një njeri, 20 njerëz kanë qenë”.
“Del në televizor edhe rren e thotë s’jam kanë, haptas e nuk trembet hiç edhe do me u bë President i Kosovës”, shtoi ai ndër të tjera.









