Për më shumë se 6 vjet në Hagë, krerët e UÇK-së u lejuan shumë pak që të vijnë në Kosovë. Në rastet kur janë lejuar kanë qenë për çështje humanitare.
Krerët e UÇK-së ndodhen në Hagë prej 6 vjetësh, por gjatë kësaj kohe janë lejuar rrallë të vijnë në Kosovë, vetëm për arsye humanitare.
Hashim Thaçi ka pasur katër vizita, e para ishte në maj 2023, për nënën e sëmurë, e fundit më 21 mars 2025, pas vdekjes së babait.
Kadri Veseli ka ardhur tri herë: në maj 2021 për babanë e sëmurë, në korrik pas vdekjes së tij dhe në janar 2022 pas vdekjes së nënës.
Jakup Krasniqi erdhi dy herë: në tetor 2024, pas vdekjes së vëllait, dhe në nëntor 2026, për ta vizituar gruan e sëmurë.
Rexhep Selimi, që nga transferimi në Hagë më 5 nëntor 2020, nuk ka ardhur asnjëherë në Kosovë.
Më 16 shtator, Specialja i dënoi krerët e UÇK-së në shkallë të parë: Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burg, Veselin me 18 dhe Selimin me 13 vjet.








