Ish-diplomati amerikan, Jock Covey, ka nisur sot dëshminë si dëshmitari i katërt i mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi. Covey, që ishte zv/administrator i UNMIK gjatë viteve 1999-2001, foli për rolin që Hashim Thaçi kishte gjatë asaj periudhe.
Ai u pyet nga avokati Luka Misetiç nëse Thaçi atë kohë perceptohej si “epror i Agim Çekut”?
Përgjigja e tij ishte direkte: Jo!
Pjesë nga dëshmia:
Avokati Luka Misetiç: A e perceptuat ju z. Thaçin si eprorin e gjeneral Çekut?
Jock Covey: A e perceptova unë z. Thaçin si eprorin e gjeneral Çekut?
Avokati Luka Misetiç: Saktësisht.
Jock Covey: Absolutisht jo.
Avokati Luka Misetiç: Kur thoni “absolutisht jo”, pse jeni kaq i sigurt?
Jock Covey: Më dukeshin, sipas vëzhgimit tim, shumë korrektë me njëri-tjetrin. Nuk e kujtoj qartë të kenë pasur shkëmbime të drejtpërdrejta mes tyre, sigurisht asnjëherë në formën që njëri t’i jepte tjetrit udhëzime dhe gjithmonë dukej se kishte një rezervë të madhe. Ishte e rrallë, sipas përvojës sonë, që ata të ndodheshin, në fakt, në të njëjtin vend.








