ROJET SPECIALE Thaçi dhe Veseli u përplasen në dy raste me gardianët në Hagë

Gucati ka treguar se si Thaçi dhe Veseli ishin përplasur me gardianët e burgut në Hagës.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Hysni Gucati, Kryetar i OVL-UÇK-së, ka rrëfyer dy raste se si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ishin përplasur me gardianët e qendrës së paraburgimit në Hagë, për shkak të trajtimit që i bëhej Salih Mustafës.

“Ka qenë një problem kur Salih Mustafën e kanë izoluar prej neve. Komandant Calin e kanë largu prej neve dikund 9 muaj, 10 muaj. Dhe në ditët e para pas atij largimi ata kanë dashtë të na i mbyllin dritaret me foli të zezë”, tregoi Gucati në një deklaratë për VOX Kosova.

Ai rrëfen tutje se Veseli “nuk i lejoi”. “Aty ka qenë një fërkim i vogël, jo fërkim diçka me thanë e shtyrë, por me gjuhë verbale”, shtoi.

“Kadriu iu thotë jo, ky është skandal. Është turp çfarë po bëni. Kadriu është bërë shkak edhe dhoma e ditës ku kemi qëndruar ne, aty dritaret s’janë mbyllë. Dhomat e gjumit po. Të gjitha i kanë mbyllë me folie të zezë, për shkak se mos me pa na Calin dhe Cali mos me na pa neve:, rrëfen ai.

Rasti tjetër është ai i Hashim Thaçit. Në një moment kur Salih Mustafa ishte i sëmurë prej dhëmbëve, dhe nuk iu dha trajtimi i duhur, kishte ndërhyrë ish-Presidenti.

“Salih Mustafa ka qenë i sëmurë prej dhëmbëve, ka qenë ditë e premte, e shtunë edhe në perëndim injeksione nuk ka, ata japin zakonisht tableta, dhe Salih Mustafës iu aj shumë dhëmbi edhe aty ka ndërhy edhe Presidenti”, tregon Gucati.

“Edhe kur vjen mjeku të hënën në mëngjes kah ora nëntë, Thaçi thotë: gjithçka mund të jesh ti, vetëm mjek s’je. Edhe aty ka qenë njëfarë gjuhë kështu e ashpër ndaj tyre, Presidenti që e ka bërë, që iu ka thënë ju jeni duke i shkelë të gjitha të drejtat tona. Kjo ka qenë shumë e vërtetë”, potencoi ai.

Të enjten, u bë publike një dëshmi e Hashim Thaçit, i cili ka thënë se ish-gardiani dhe tani prokuror i Speciales, John Devaney, kishte kërcënuar fizikisht të paraburgosurit.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin