“Trainkos ka shpallur tender të hapur për rehabilitimin e vagonëve në të cilin ka aplikuar vetëm një kompani kosovare me seli në Prishtinë, e cila edhe e ka fituar tenderin. Përzgjedhjen e nënkontraktorit në Serbi nuk e ka bërë Trainkosi”, thoshte Artane Rizvanolli.
Çfarë rrene.
Është pikërisht Trainkosi që e ka bërë përzgjedhjen e operatorit “Shinvoz” në Serbi për t’i riparuar vagonët e trenave të Kosovës.
Dokumenti i publikuar nga Insajderi, tregon se Shinvoz ishte konkurrues kryesor – gjersa kompaninë Profitech veç e autorizoi të marrë pjesë në tender.
Pra, Trainkosi e ka ditur që vagonë shkojnë në Serbi. Artane Rizvanolli e ka ditur që vagontë shkojnë në Serbi.
Që ta bëjmë më të qartë.
Shinvozi i Zrenjaninit qysh më 28 mars 2024 i tregoi Trainkos-it se do t’i rregullojë vagonët e trenave të Kosovës e kompania kosovare Profitech ishte veç e autorizuar të marrë pjesë në procedurën tenderuese. Të bëjë ofertë e të dorëzojë dokumentet e nevojshëm.
Madje, Shinvoz ia dërgoi edhe listën e punëtorëve që do të marrin pjesë në riparim.
Pra është kaq e qartë. Është dokument i procesit që pushteti e mbajti fshehur me shpresën se këtë temë do ta mbulojë pluhuri i harresës.
Pra, jo vetëm që e dinin se vagonët po dërgoheshin në Serbi – ata e bënë me vetëdije dhe me dëshirë të plotë.








