Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë në ujdi që të zgjerojnë sanksionet në individë që kanë lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë edhe për gjashtë muaj, bën të ditur presidenca aktuale e bllokut që me rotacion bie mbi Danimarkën në një postim në rrjetin social X, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Bashkimi Evropian ka listuar mbi 2,500 entitete dhe individë si pjesë e sanksioneve, nëpërmjet të cilave ngrihen llogari bankare dhe ndalohen udhëtime në BE. Vazhdimi i sanksioneve shpesh ka qenë një proces kompleks për shkak të kërkesave të vazhdueshme të Hungarisë për largime nga listimi. Në këtë rast, diplomatët evropianë kanë thënë se nuk ka pasur ndonjë largim nga listat e sanksioneve.
Shtetet anëtare të BE-së duhet që të pajtohen unanimisht për listat e sanksioneve. Për rastin e Rusisë blloku i shteteve evropiane përdor dy korniza kryesore: njëra që targeton një listë të gjerë individësh dhe kompanish e një tjetër me masa kundër sektorëve, siç mund të jenë ta zëmë një çmim i përcaktuar mbi vajin rus apo demobilizimi i aseteve të bankës qendrore të këtij vendi.