Mënyra se si qytetarët jashtë BE-së udhëtojnë brenda saj do të ndryshojë nga e diela, kur edhe zyrtarisht do të fillojë operimi i sistemit të ri biometrik për kontrollimin e hyrjeve.
Sistemi i hyrje-daljeve (The Entry/Exit System – EES) do tu kërkojë të gjithë qytetarëve jashtë BE-së që të regjistrojnë të dhënat e tyre personale, përfshirë shenjat e gishtave dhe fotove të fytyrës, kur të hyjnë për herë të parë në zonën Shengen, të gjitha vendet e BE-së, përjashtuar Irlandën dhe Qipron, plus Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Liechtenstein.
Mbledhja e të dhënave do të prezantohet gradualisht dhe do të implementohet tërësisht deri më 10 prill, 2026, në kalimet kufitare, duke i dhënë BE-së një siguri se nuk do të ketë radhë të gjata pritjesh në kufi.
Sistemi i ri elektronik do të largojë detyrimin e stampimit manual të pasaportave në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe në vend të kësaj do të ndërtojë historik digjital që e lidh dokumentin e udhëtimit me identitetin e personit duke përdorur biometriken.
Bashkimi Evropian po do të modernizojë menaxhimin e kufijve të saj të jashtëm, parandalojë emigracionin ilegal, luftojë mashtrimin me identitet dhe të identifikojë personat që qëndrojnë më shumë se sa u lejohet.
Sistemi do të monitorojë nëse personat që udhëtojnë në bllok pa viza po respektojnë rregullin e qëndrimit 90-ditor në një periudhë 180-ditore.









