Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij që fillimisht të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara.
Pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti, Hamza ka theksuar se menjëherë, në të njëjtën ditë pas miratimit të ligjit, janë të gatshëm që të kontribuojnë për zgjedhjen e Presidentit.
“Vazhdimisht po e them, kërkesa e PDK-së është aprovimi final i ligjit. Pastaj, PDK-ja është e gatshme në të njëjtën ditë, në seancën e radhës të bisedojë e të gjejë zgjidhjen për presidentin dhe t’i japë votat për presidentin”, tha Hamza.
Kreu i PDK-së potencoi se “bisedat i kemi përfunduar”.
“Janë edhe disa ditë ku kemi mundësi të arrijmë marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja, por kjo është kërkesa jonë dhe nuk ka të bëjë me nevojën për PDK-në. Ligji kalon nevojat përtej PDK-së dhe ka të bëjë me një çështje tjetër”, shtoi ai.









