RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

Deri më tani, kur janë numëruar 262 nga 914 vendvotime, mbi 9 mijë vota janë hequr dhe mbi 3 mijë janë shtuar për kandidatët.

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

Foto ilustrim

Procesi i rinumërimit në disa prej komunave të Kosovës për kandidatë për deputet ka dalë me dallim të thellë nga numërimi fillestar i votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Kur janë numëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që do të rinumërohen, diferenca ka shkuar në gati 15 mijë vota.

Rreth 9 mijë vota janë hequr e mbi 3 mijë janë shtuar për kandidatë të partive të ndryshme.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se dallimi më i madh vrehet tek Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve ka rikonfirmuar keqpërdorimet serioze nëpër qendrat komunale të numërimit. Sipas të dhënave nga rinumërimi i deridjeshëm, në nivel kumulativ, ndryshimet në votat e kandidatëve arrijnë në gati 15 mijë vota. Sipas partive, më së shumti ndryshime ka lista e PDK-së me ~7,719 vota dallim; pasuar nga LVV me ~2,947 vota dallim; LDK – me ~1,676 vota dallim; si dhe AAK me ~639 vota dallim”, ka shkruar Cakolli.

Cakolli ka vlerësuar se ky është një dallim substancial dhe se rinumërimi i plotë është zgjedhja e duhur në këtë pikë.

“Këto janë dallime substanciale, sidomos meqë shfaqen në një kontekst ku rinumërimi është duke u zhvilluar për vetëm 1/3 e vendvotimeve në nivel vendi. Për më keq, vërehet që votat e këtyre kandidatëve janë ndryshuar kryesisht nga qendrat komunale prej nga vijnë këta kandidatë. Nëse ky trend do të vazhdojë proporcionalisht, volumi i dallimeve në nivel vendi bëhet edhe më domethënës, duke ndikuar potencialisht edhe renditjet e shumë prej kandidatëve. Prandaj, rinumërimi i plotë është zgjidhja e duhur – sa më parë që të jetë e mundur, para se të ndikohen afatet tjera kushtetuese”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se KQZ-ja ka vendosur për rinumërimin e votave të zgjedhjeve të dhjetorit për kandidatë për deputet në të gjitha komunat e Kosovës. Në 10 prej tyre është vendosur për rinumërim të plotë, ndërkaq në 28 të tjera për vetëm 10%.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin