“Jam i gatshëm të flasë për Presidentin”, ka thënë Lumir Abdixhiku, pas rikonfirmimit si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Kuvendi i LDK-së të shtunën.
“Jam i gatshëm të flasë me të gjithë spektrin politik për t’i dhënë zgjidhje çështjes shumë të rëndësishme të Presidentit, i cili duhet të jetë konsensual edhe duhet të përfaqësojë unitetin kombëtar të Republikës së Kosovës”, deklaroi Abdixhiku në një konferencë për media.
Ai theksoi se kjo është fryma e deklaratës që është miratuar nga Kuvendi i LDK-së, e cila tha se do të bëhet publike. “Pra, po jemi të gatshëm të flasim dhe të shohim se çfarë alternative sjell i gjithë i Kuvendit i Republikës së Kosovës, ose së paku 2\3 e këtij Kuvendit”.








