Ministrja në detyrë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, ka mohuar që biznesmeni Ridvan Muharremi të ketë qenë i “deleguar” i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, kur u pyet për aferën e rezervave shtetërore, për çka iu ngrit aktakuzë.
“Kryeministri Kurti ka të vetmen lidhje që ka aprovuar në kolegjin qeveritar kërkesën tonë të ligjshme, sipas ligjeve në fuqi, për largimin nga procedurat e prokurimit publik, pasi kishim dështuar tri herë. Kjo është e vetmja ndërhyrje”, deklaroi Hajdari për VOX Kosova.
Ajo u pyet gjithashtu nëse Ridvan Muharremi ka pasur certifikatë sigurie nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI).
“Të gjithë i janë nënshtruar procedurave sipas udhëzimeve të AKI-së, të gjithë. Asnjë nuk ka pasur qasje në një proces të klasifikuar sekret pa kaluar nëpër procedurën e kërkuar”, shtoi ministrja në detyrë.








