Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ish-Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, janë takuar sot(e enjte, 30 prill) në Prishtinë. Takimi ka ndodhur në një restaurant të kryeqytetit, vetëm dy ditë pasi dështoi zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës e në ditën që u shpallën zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 07 qershor. Në takim janë diskutuar modalitetet që Osmani të garojë bashkë me LDK-në.

Ishte vetë Lidhja Demokratike e Kosovës ajo që shprehu gatishmëri të jap nënshkrimet e saja për rikandimimin e Osmanit për Presidente. Megjithatë, ndonëse partia në pushtet, Vetëvendosje, shprehu gatishmëri të plotësojë numrat si detaj teknik për kandidimin e ish-Kryetares së shtetit, nuk ofroi 66 votat që do t’i siguronin asaj edhe një mandat në krye të Presidencës.
Nga deklarimet e zyrtarëve të LDK-së nuk është përjashtuar mundësia e kthimit të Osmanit në parti.
“Këto çështje gjithmonë diskutohen në një të ardhme shumë të afërt. LDK asnjëherë nuk ka pasur asnjëherë qëndrim refuzues ndaj Osmanit edhe për këtë proces”, kishte thënë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.








