Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes ka skandalizuar sërish, duke shprehur dëshirën e tij që ish-krerët e UÇK-së të dënohen me burg të përjetshëm.
Pas deklaratës në Kuvend, ai këtë herë është shprehur në rrjetin social Facebook.
“Më mirë që koke përgatit, se tash më 19 maj lidhesh për krejt jetën”, ka komentuar Geci në një lajm me deklaratat e HashimThaçit nga intervista në “Opinion” të TV KLAN.
Ai edhe javë më parë, në Kuvend, kishte dhënë një deklaratë të ngjashme.
“Dua të përshndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe ju që shpresoni se një ditë lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat”, kishte deklaruar ai.









