Mungesë vullneti në përkrahjën e rezulutës së PDK-së që synon mbrojtjën e viktimave të luftës e ka quajtur Vlora Çitaku mos përkrahjën e VV-së që rezuluta të jetë pikë e parë e rendit të ditës në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ndonëse deputetët inicues të rezulutës u larguan pas mosmiratimit të propozimit të tyre, Çitaku në një deklarim për media jashtë sallës tha se kjo rezulutë do të duhej të ishte unifikuese.
“Në thelb, kjo rezolutë nuk do të duhej të na ndante, por të na bashkonte. Ne kemi kërkuar një rezolutë në mbrojtje të së vërtetës historike dhe viktimave të luftës në Kosovë. Ne kemi kërkuar që rezoluta në fjalë t’i obligojë institucionet që të mbrojnë luftën e drejtë dhe dinjitetin. Tekstin ua kemi shpërndarë grupeve parlamentare dhe e kemi protokolluar dje. I kemi marrë vërejtjet dhe propozimet nga LDK-ja, mirëpo VV-ja, ndonëse nuk ka dhënë asnjë propozim me shkrim, sot kërkoi që kjo çështje të trajtohet në fund si pikë e rendit të ditës. Ne si deputetë nuk kemi asnjë punë më të rëndësishme se miratimi i kësaj rezolute”, deklaroi Çitaku.
Ndërsa, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda po beson mos përkrahja e rezulutës është vendim politik i LVV-së.
“Refuzimi i kryetares së Kuvendit për ta futur si pikë të rendit të ditës nuk është teknik, është qëndrim për të mos e përkrahur rezolutën. Pra, është refuzim i rezolutës. Rezoluta ka vetëm një qëllim: të shprehë përkushtimin e Kuvendit dhe të marrë obligime për të ndërtuar të vërtetën e Kosovës”, tha Gruda para mediave.
Gruda shtoi se përmbajtja e kësaj rezolute është e ngjashme me praktikat e shteteve të tjera që kanë trajtuar çështje të tilla pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.









