Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po pret përfundimin e procesit së shqyrtimit të ankesave në organet kompetente para se të vazhdojë më shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 07 qershorit.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka deklaruar se shpallja e rezultateve është e varur nga rezultati i procedurave ankimore, pra nga vendimet që mund të mirren nga institucionet.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Pas marrjes së këtyre vendimeve, mbetet të shihet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në”, tha Elezi.









