Deputetët e Listës Serbe u larguan nga salla e Kuvendit, pak para miratimit të rezolutës që mbështet ish-krerët e UÇK-së.
Ata nuk pritën fare që rezoluta të lexohej nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës Përparim Gruda.
Largimi ndodhi pasi kjo pikë u zhvendos nga pika e tretë e rendit të ditës në pikën e parë.
Nuk dihet nëse Lista Serbe do të kthehet për pikat e tjera të rendit të ditës, siç është buxheti.









