REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

“Njeriu që ndjehet i pafajshëm shkon në gjykatën e vendit të vet, deklaron atë që ka për të deklaruar dhe e pret në fund verdiktin me dinjitet”, thotë Gruda.

“Fakti që ministrja nuk shkon të paraqitet në seancë gjyqësore ku akuzohet për korrupsion, pasi është paraqitur disa herë dhe tani refuzon, tregon se ajo ndjehet fajtore”.

Kështu ka thënë në një intervistë për VOX Kosova ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, teksa ka komentuar mungesën në seancë të ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila nuk u paraqitë në seancën e parë në rastin e rezervave shtetërore.

“Njeriu që ndjehet i pafajshëm shkon në gjykatën e vendit të vet, deklaron atë që ka për të deklaruar dhe e pret në fund verdiktin me dinjitet dhe me respekt për ligjin. Kjo, përveç që tregon se ministrja ndjehet fajtore, tregon edhe se ajo nuk i respekton institucionet e drejtësisë dhe nuk e respekton ligjin, ashtu siç nuk e ka respektuar në aferën korruptive që ka bërë. Kështu që, shenja e parë që duhet veçuar është se ajo ndjehet fajtore”, tha Gruda.

“E dyta, tregon vazhdimin e një logjike që me siguri e ka mësuar prej shefit të saj, Albin Kurtit. Albini nuk ka shkuar në Prokurori; kjo nuk shkon pranë organeve gjyqësore. Pra, është vazhdimi i një logjike të ikjes nga drejtësia dhe tendencës për t’i delegjitimuar institucionet e drejtësisë në sytë e qytetarëve të Kosovës”, shtoi ai.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ishte pesë vite në pushtet, nuk ka pasur për qëllim ta reformojë sistemin e drejtësisë.

“Asnjë parti populiste në botë, as kjo e jona – Vetëvendosje – nuk ka qëllim ta reformojë sistemin. Qëllimi është vetëm ta kthejë atë në mekanizëm propagandistik. Meqenëse sistemi ka rezistuar në masë të madhe ndaj kësaj kapjeje dhe transformimi në mekanizëm propagandistik ka dështuar, tash synohet sulmimi i tij”, potencoi Gruda.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani