REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

Nëntë kompani u futën në garë për rezervat shtetërore, që të gjitha u eliminuan nga ministria e Rozeta Hajdarit.

Për ta mbrojtur krimin që përshkruhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Rezervat Shtetërore i vetëklasifikonte si sekret shtetëror, për të cilat kinse s’guxonte të nxirrte detaje.

Deklaratat që vetë i dha, i demantoi po ashtu vetë përmes institucionit që drejton.

Ministria që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, më 30 tetor të 2025-ës, shpalli tender për blerjen e 6 mijë e 650 ton grurë për nevojat e rezervave shtetërore. Për to, planifikoi t’i shpenzojë 2 milionë euro.

Dhe jo në formë sekrete, siç ministrja Hajdari proklamonte se duhej të bëhej, por krejtësisht në procedurë të hapur. Por, edhe kësaj radhe, procesi u kontaminua dhe u shfaqën dyshime serioze për manipulim.

Po si u zhvillua ngjarja?

Për ta fituar kontratën për furnizim me grurë, në garë u futën nëntë kompani. Më e lira ishte “ALFA GLOBE SH.P.K”, e cila ofertoi me çmimin 1 milion e 615 mijë euro. Pra, gati 400 mijë euro më pak se vlera e parashikuar.

Nuk kaluan as dy muaj, dhe më 29 dhjetor, Ministria përjashtoi të nëntë operatorët ekonomikë. Tha se asnjë prej tyre s’i plotësoi kriteret.

Njëra nga kërkesat e Ministrisë ishte që sasia prej 6 mijë e 650 ton grurë të dorëzohet brenda 15 ditësh. Për kompanitë, ky afat ishte jo logjik, i parealizueshëm dhe dëshmi se procesi po shkon drejt manipulimit. Thanë, se duhen të paktën 45 ditë e 266 kamionë për ta dorëzuar mallin.

“Nga përgjigjja e vitit të kaluar nga autoriteti kontraktues se dëshiron të përfundojë brenda vitit pagesën, por edhe përmbylljen e kontratës, shtrohet pyetja se ku ishte autoriteti kontraktues gjatë tërë vitit, apo është më e favorshme të thuhet se nuk po ka kompani vendore të cilat po aplikojnë për furnizim, ku në fakt pikërisht autoriteti kontraktues përmes kushteve të publikuara, pamundëson aplikimin e operatorëve ekonomikë vendorë” – thuhet në email-in që njëra nga kompanitë pjesëmarrëse ia dorëzoi Ministrisë, e të cilin e siguroi VOX Kosova.

Një rikujtim këtu. Në skandalin e rezervave shtetërore të vitit 2022, po ndodhte e njëjta gjë. Ministria e Rozeta Hajdarit kishte injoruar ofertat e operatorëve ekonomikë vendorë, duke ua dhënë kontratën kompanive polake e turke të afërta me sekserët e Vetëvendosjes.

Të gjendur përballë kësaj situate, e cila duket si një “deja-vu” e asaj të 2022-ës, dy kompani u drejtuan në Gjykatën e Tenderëve, në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Aty merret vesh se tenderi për rezervat shtetërore të vitit që shkoi do të duhej të shpallej në maj, por për arsye krejt të panjohura e befasisht, kjo nuk ndodhi dhe publikimi u bë tek në fund të tetorit, nga ku më pas rezultuan kritere ekstreme të urgjencës se malli duhej të bartej brenda dy javësh.

Veç imagjinoni çka ndodh tutje: Kompania “EUROVER SHPK”, më 23 dhjetor, nga Komisioni brenda ministrisë rekomandohet për kontratë për rezervat shtetërore të grurit, por i kërkohet të dorëzojë vërtetime nga Gjykata dhe Administrata Tatimore.

Një ditë më vonë, dëshmitë e kërkuara, kompania në fjalë i dërgon në Ministri. Por, çuditërisht eliminohet. I thuhet se data e lëshimit të atyre dokumenteve, që ishte 08 dhjetor 2025, ishte shkaktari. Sepse, sipas shefit të prokurimit në MINT, ato do të duheshin të ishin të nxjerra para hapjes së tenderit, ndonëse një kërkesë e tillë në dosje nuk ekzistonte, sepse aty afati kohor precizohet me shprehjen “jo më e vjetër se 90 ditë prej datës së njoftimit për kontratë”.

Nën të njëjtat rrethana, kjo kompani nga i njëjti dikaster kishte fituar tender në vitin 2021, por tash u eliminua. Aktualisht, i gjithë procesi u ngri derisa Organi Shqyrtues i Prokurimit të marrë një vendim. Kosova mbeti sërish pa rezerva shtetërore të grurit.

Një strategji e njëjtë, sikurse kjo kur ishin injoruar operatorët vendorë ishte përdorur edhe në vitin 2022 kur ishin blerë nga kompani turke e polake rezervat shtetërore, një pjesë e të cilave s’kishin arritur kurrë në Kosovë. Përfundimi dihet: Aktakuzë nga Prokuroria Speciale.

Krejt kjo bëhej në emër të urgjencës dhe arsyetimit se kompanitë në Kosovë s’janë të denja, gjë që aktakuza e Prokurorisë e konfirmoi që s’ishte e vërtetë.

Por, Sekreti u shpall publik, urgjenca u zvarrit, e ligji u përjashtua.

Skema është e njëjtë, ndryshojnë vetëm akterët.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

I RREJTËN Si i mashtruan Kurti e Lladrovci qytetarët e Drenasit për spitalin

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin