Presidenti amerikan, Donald J. Trump, të dielën ka refuzuar kategorizimin e kampanjës së Izraelit kundrejt grupi terrorist Hamas në Rripin e Gazës si “gjenocid”, duke nënvizuar se lufta ka filluar kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 Tetor, 2023.

I pyetur për akuzat për gjenocid, Trump tha: “Unë nuk mendoj se është. Ata janë në luftë.”

Izraeli ka refuzuar fuqishëm akuzat për krime lufte, duke insistuar se nuk ka targetuar civil dhe duke vënë në pah përpjekjet për evakuimin e civilëve nga vende të rrezikshme, ndërsa është përpjekur poashtu të ndërjmjetësoj hyrjen e ndihmave përgjatë 22 muajëve të kampanjës. Grupet ndërkombëtare e akuzojnë Izraelin për dështim në lejimin e ndihmave të mjaftueshme për parandalimin e urisë dhe poashtu për shfaqje të mosrespektit ndaj viktimave.