Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen aktuale të rrugëve që çojnë në pikëkalimet kufitare pas reshjeve të borës.

Aty theksohet se të gjitha rrugët janë të kalueshme, përveç dy prej tyre ku qarkullimi është i vështirë për shkak të ngricave.

Njoftohet se rruga Prishtinë-Mutivodë, është e kalueshme, por me vështirësi, ndërsa rruga Pejë-Kullë është e kalueshme vetëm për automjete të vogla.