Kur janë procesuar 99.76 për qind e vendvotimeve, dalja në zgjedhjet e 7 qershorit del të jetë rreth 36.79 për qind. Kjo nënkupton se krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025 (44.99%), dalja këtë të diele është mbi tetë për qind më e vogël.
Nga komunat e banuara me shumicë shqiptare, Prishtina e ka daljen më të madhe të votuesve me rreth 46.97 për qind. Më së paku votues në përqindje ka në Leposaviq, Klinë, Dragash e Rahovec.
EXIT POLL i realizuar nga Albanian Post e i shfaqur në T7, për zgjedhjet e 7 qershorit, ka nxjerrur fituese Lëvizjen Vetëvendosje, me 43 për qind të votave. E dyta, sipas matjes ka dalë Partia Demokratike e Kosovës me 22 për qind, gjersa Lidhja Demokratike e Kosovës sipas të njëjtit EXIT POLL, ka fituar 18 për qind. AAK, sipas së njëjtës, ka fituar 7%.
Ndërkaq, 42.3 për qind, Lëvizjen Vetëvendosje e ka nxjerrë EXIT POLL i PIPOS. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.6 për qind. E treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.3 për qind dhe e katërta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.8 për qind.









