Është rënduar edhe më tej propaganda e pushtetit kundër deputetes së AAK-së, Time Kadriaj. Vudi Xhymshiti, një individ i afërt me pushtetin i paraqitur si gazetar, ka publikuar një fotografi të Kadriajt e edituar me intelegjencë artificiale në të cilën ajo paraqitet kinse në shoqërinë e Skender Llugiqit, personit të arrestuar gjatë së mërkurës për thirrjet e tij për pushkatimin e ish-kryeministrit Haradinaj.
FOTOGRAFIA E EDITUAR ME INTELEGJENCË ARTIFICIALE:

Në fakt, fotografia origjinale është krejt diçka tjetër.

Gjatë së mërkurës, është arrestuar Skender Llugiqi, i dyshuari për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit dhe deputetit Ramush Haradinaj.
Llugiqi gjatë ditës, në Kuvendin e Kosovës, kishte bërë thirrje që Haradinaj të dënohet me 50 ose 100 vjet burg, madje edhe të pushkatohet.
Pas kësaj deklarate, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ndërmarrë veprime urgjente dhe kishte autorizuar Policinë e Kosovës për identifikimin dhe ndërmarrjen e veprimeve ndaj të dyshuarit.
Tashmë, Skender Llugiqi ka përfunduar në pranga lidhur me kërcënimin ndaj Haradinajt.









