REKORDI NË OSCAR Sinners në histori me 16 nominime

Nominimet e shumta të Sinners thyejnë rekordin e 14 nominimeve të përbashkët mes All About Eve (1950), Titanic (1997) dhe La La Land (2016).

REKORDI NË OSCAR Sinners në histori me 16 nominime

Sinners, thrilleri mbinatyror i vlerësuar nga kritika dhe i suksesshëm komercialisht i Ryan Coogler, është bërë filmi i parë që nominohet për 16 çmime të Akademisë (Oscar).

Filmi, ku Michael B Jordan luan rolin e dy vëllezërve binjakë që hapin një klub blues-i në Misisipi në vitet 1930, ndërsa përballen me racizmin dhe vampirët, ka arkëtuar deri tani 368 milionë dollarë në mbarë botën.

Ai është nominuar për trofe – duke përfshirë filmin më të mirë, regjisorin, aktorin kryesor, aktorin dytësor (për aktorin britanik Delroy Lindo), aktoren dytësore (për aktoren britaniko-nigeriane Wunmi Mosaku), si dhe çmimin e parë në histori të Akademisë për kastin (casting).

Nominimet e shumta të Sinners do të thotë se ai thyen rekordin e 14 nominimeve të përbashkët mes All About Eve (1950), Titanic (1997) dhe La La Land (2016).

Por, ndërsa këta filma i kthyen nominimet në një numër të madh fitimesh, pritshmëritë janë që drama e Coogler mund të përfundojë me më pak çmime kur të vijë 15 marsi.

Deri tani këtë sezon, komedia kundërkulturore e çrregullt One Battle After Another ka dominuar në çmime dhe në Oscar është shumë pranë Sinners, me 13 nominime.

Skenaristi-regjisori Paul Thomas Anderson, një “nuse e përhershme” e Oscarëve me 11 nominime të mëparshme, por pa asnjë fitore, parashikohet gjerësisht të fitojë si filmin më të mire, ashtu edhe regjisorin më të mirë, ndërsa aktorja dytësore Teyana Taylor gjithashtu shihet si favorite për të fituar kategorinë e saj.

Edhe tre nga yjet e tjerë të filmit u nominuan — Leonardo DiCaprio, Sean Penn dhe Benicio del Toro — megjithëse Chase Infiniti ishte një mungesë surprizë nga lista e ngushtë për aktoren kryesore, ndërsa Kate Hudson e Song Sung Blue arriti të futet në listë.

Lista e plotë e nominimeve për Oscar 2026

Të gjithë të nominuarit, nga Sinners te One Battle After Another, për Çmimet e 98-ta të Akademisë, të cilat pritet të mbahen më 15 mars:

Filmi më i mirë:

  • Bugonia
  • F1
  • Frankenstein
  • Hamnet
  • Marty Supreme
  • One Battle After Another
  • The Secret Agent
  • Sentimental Value
  • Sinners
  • Train Dreams

Regjisori më i mirë:

  • Chloé Zhao, Hamnet
  • Josh Safdie, Marty Supreme
  • Paul Thomas Anderson, One Battle After Another
  • Joachim Trier, Sentimental Value
  • Ryan Coogler, Sinners

Aktori më i mirë:

  • Timothée Chalamet, Marty Supreme
  • Leonardo DiCaprio, One Battle After Another
  • Ethan Hawke, Blue Moon
  • Michael B Jordan, Sinners
  • Wagner Moura, The Secret Agent

Aktorja më e mirë:

  • Jessie Buckley, Hamnet
  • Rose Byrne, If I Had Legs I’d Kick You
  • Kate Hudson, Song Sung Blue
  • Renate Reinsve, Sentimental Value
  • Emma Stone, Bugonia

Aktori dytësor më i mirë:

  • Benicio del Toro, One Battle After Another
  • Jacob Elordi, Frankenstein
  • Delroy Lindo, Sinners
  • Sean Penn, One Battle After Another
  • Stellan Skarsgård, Sentimental Value

Aktorja dytësore më e mirë:

  • Elle Fanning, Sentimental Value
  • Inga Ibsdotter Lilleaas, Sentimental Value
  • Amy Madigan, Weapons
  • Wunmi Mosaku, Sinners
  • Teyana Taylor, One Battle After Another

Skenari origjinal më i mirë:

  • Blue Moon
  • It Was Just an Accident
  • Marty Supreme
  • Sentimental Value
  • Sinners

Skenari i adaptuar më i mirë:

  • Bugonia
  • Frankenstein
  • Hamnet
  • One Battle After Another
  • Train Dreams

Filmi më i mirë i animuar:

  • Arco
  • Elio
  • KPop Demon Hunters
  • Little Amélie or The Character of Rain
  • Zootopia 2

Filmi më i mirë ndërkombëtar:

  • The Secret Agent
  • It Was Just an Accident
  • Sentimental Value
  • Sirât
  • The Voice of Hind Rajab

Dokumentari më i mirë:

  • The Alabama Solution
  • Come See Me in the Good Light
  • Cutting Through Rocks
  • Mr Nobody Against Putin
  • The Perfect Neighbor

Dokumentari i shkurtër më i mirë:

  • All the Empty Rooms
  • Armed Only With a Camera: The Life and Death of Brent Renaud
  • Children No More: Were and Are Gone
  • The Devil Is Busy
  • Perfectly a Strangeness

Animacioni i shkurtër më i mirë:

  • Butterfly
  • Forevergreen
  • The Girl Who Cried Pearls
  • Retirement Plan
  • The Three Sisters

Filmi i shkurtër më i mirë (me aktorë):

  • Butcher’s Stain
  • A Friend of Dorothy
  • Jane Austen’s Period Drama
  • The Singers
  • Two People Exchanging Saliva

Kasti më i mirë (Casting):

  • Hamnet
  • Marty Supreme
  • One Battle After Another
  • The Secret Agent
  • Sinners

Kinematografia më e mirë:

  • Frankenstein
  • Marty Supreme
  • One Battle After Another
  • Sinners
  • Train Dreams

Dizajni i kostumeve më i mirë:

  • Avatar: Fire and Ash
  • Frankenstein
  • Hamnet
  • Marty Supreme
  • Sinners

Montazhi më i mirë:

  • F1
  • Marty Supreme
  • One Battle After Another
  • Sentimental Value
  • Sinners

Grimi dhe frizura më e mirë:

  • Frankenstein
  • Kokuho
  • Sinners
  • The Smashing Machine
  • The Ugly Stepsister

Skenografia më e mirë (Production Design):

  • Frankenstein
  • Hamnet
  • Marty Supreme
  • One Battle After Another
  • Sinners

Muzika origjinale më e mirë (Score):

  • Bugonia
  • Frankenstein
  • Hamnet
  • One Battle After Another
  • Sinners

Kënga origjinale më e mirë:

  • Dear Me, (Diane Warren: Relentless)
  • Golden, (KPop Demon Hunters)
  • I Lied To You, (Sinners)
  • Sweet Dreams of Joy, (Viva Verdi!)
  • Train Dreams, (Train Dreams)

Zëri më i mirë:

  • F1
  • Frankenstein
  • One Battle After Another
  • Sinners
  • Sirât

Efektet vizuale më të mira:

  • Avatar: Fire and Ash
  • F1
  • Jurassic World Rebirth
  • The Lost Bus
  • Sinners

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin