Kosova ka shënuar rënie sa i përket sundimit të ligjit.
Kjo është evidentuar në raportin e organizatës ndërkombëtare World Justice Project, e cili është publikuar më 21 tetor.
Sipas këtij raporti, Kosova ka marrë 0.56 pikë nga maksimumi prej 1.00 dhe është renditur në vendin e 59-të nga 143 vende dhe juridiksione të përfshira në vlerësim.
Krahasuar me vitin 2025, rezultati i saj ka rënë për 0.3 për qind, ndërsa pozita në renditje nuk ka ndryshuar.

Krahasuar me rajonin, Kosova qëndron më mirë se Shqipëria (0.48, vendi 91), Serbia (0.46, vendi 95), dhe Maqedonia e Veriut (0.54, vendi 65).
Mali i Zi qëndron më mirë se Kosova. Shteti malazez ka 0.57 pikë dhe renditet në vendin e 57.









