Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar të takohet me Ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, lidhur me çështjen e Presidentit.

Abdixhiku theksoi se ata mund të takohen vetëm me Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.

“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive, në këtë rast takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”, ka thënë Abdixhiku.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca e kanë refuzuar ftesën e Haxhiut për takim lidhur me Presidentin.