Tetë nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë kundërshtuar hapjen e një rundi të ri bisedimesh për antarësimin e Serbisë në këtë institucion, gjatë takimit të ambasadorëve të BE-së në Bruksel – bën me dije Euroneës.

Holanda, Suedia, Finlanda, Belgjika, Estonia, Lituania, Bullgaria dhe Kroacia ishin shtetet që kundërshtuan hapjen e Kapitullit 3 – i cili fokusohet në konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse – ishin:

Franca mbetet mbështetësi kryesor i Serbisë në procesin e antarësimit, teksa Danimarka, Letonia dhe Luksemburgu nuk kanë votuar jo, por akoma s’janë të bindura plotësisht për të dhënë dritën jeshile.

Serbia aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE në vitin 2009 dhe mori statusin e vendit kandidat në vitin 2012. Deri më tani janë hapur 22 kapituj negociues dhe dy prej tyre janë mbyllur përkohësisht.