Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesën e Sami Kurteshit dhe Alban Krasniqit, përfaqësues të Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Në arsyetimin e saj, Supremja ka hedhur poshtë si të palejuar aneksën e dy anëtarëve të VV-së në KQZ, pasi që e drejta për ankimuar vendimet e PZAP-së në Supreme i takon vetëm KQZ-së si institucion, apo palëve me interes të drejtpërdrejtë ligjor.

“Hedhet poshtë si e palejuar ankesa administrative e Sami Kurteshit dhe Alban Krasniqit, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-së. Kolegji i Gjykatës Supreme e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e parashtruar nga Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, të dy anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) A.nr.3/2025, të datës 23.08.2025”, thuhet në vendim.