REFUZIM Hedhet poshtë kallëzimi penal i Kusari-Lilës ndaj Simiç-it

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka refuzuar kallëzimin penal të Mimoza Kusari-Lilës kundër Slavko Simiç për "fotografim dhe incizim të paautorizuar".

REFUZIM Hedhet poshtë kallëzimi penal i Kusari-Lilës ndaj Simiç-it

Mimoza Kusari Lila

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë kallëzimin penal të deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, kundër deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiç, për incizim të paautorizuar.

Në aktvendimin që është publikuar nga mediumi “Nacionale”, theksohet se janë pushuar hetimet ndaj Simiç-it dhe se i njëjti nuk e kishte kryer veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuar”.

“Për shkak se nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Slavko Simiç, ka kryer veprën penale ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuar’ nga neni 202 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Replikës së Kosovës, që i vihet në barrë sipas Aktvendimit mbi fillimin e hetimeve PP.II. nr4696-23 të datës 18.09.2024, dhe as ndonjë vepër tjetër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, thuhet në aktvendim.

Mediumi Nacionale kishte publikuar në qershor 2023 disa audio-incizime ku dëgjohej deputetja e partisë në pushtet Kusari-Lila, duke folur në emër të Qeverisë së Kosovës për takime dhe koordinime me Listën Serbe dhe me kryekriminelin, Milan Radojiçiç, për disa çështje politike, si emërimi i një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese e listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas kësaj, Kusari-Lila e kishte paditur Simiç-in për incizim të paautorizuar.

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos