Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar reflektim pasi partia e tij sipas rezultateve të deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është renditur e treta pas VV-së dhe PDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale.

“Kur votuesit flasin, rezultati nuk mund të injorohet. Kërkohet reflektim dhe veprim i përgjegjshëm”, shkroi Gashi në Facebook.

Pas numërimit të 21.94 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 47.12 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 19.33 për qind, e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.68 për qind, dhe e katërta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.70 qind.

Ndërsa, Nisma Socialdemokrate ka marrë 1.82 për qind, rezultat ky që nuk ia mundëson që të jetë pjesë e parlamentit.