Shqipëria është renditur e para në National Cyber Security Index – një indeks ndërkombëtar që bën matjen e përgatitjes së shteteve për të parandaluar kërcënimet dhe sulmet kibernetike. Shteti shqiptar aktualisht është lider me indeks prej 98.33. Kosova, aty renditet e 88-ta në botë, me indeks prej 50.


Shefi i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, thotë se renditja e shtetit të tij është “rezultat i një pune të madhe” dhe “jo dhuratë e rënë nga qielli”.
“Ky nuk është një kërcim magjik në renditje dhe as një dhuratë e rënë nga qielli, po rezultati i një pune të madhe për të ngritur kapacitete teknologjike të nivelit botëror, aftësi institucionale e profesionale të klasit të parë dhe për të ndërtuar një sistem që nuk pret më goditjen për të reaguar, por punon çdo ditë për ta parandaluar atë, falë edhe modelit të parë të Inteligjencës Artificiale proaktive të futur në një arkitekturë mbrojtjeje kibernetike në Europë”, ka shkruar në Facebook, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në vitin Shqipëria kishte qenë cak i një sulmi të madh kibernetik të ardhur nga Irani që për pasojë kishte rrëzuar faqet e shërbimeve publike shtetërore.
Në vitin 2023, Shqipëria ishte e 54-ta në indeksin e National Cyber Security Index e në vitin 2025 ishte e 15-a.








